Konfigurimi dhe aktivizimi
Për të konfiguruar dhe aktivizuar iPhone, aktivizoni iPhone dhe ndiqni Setup Assistant. Setup
Assistant ju ndihmon përmes procesit të konfigurimit, duke përfshirë edhe lidhjen me një rrjet
Wi-Fi, krijimin ose lidhjen me një llogari iCloud, aktivizimin e veçorive të rekomanduara si Location
Services dhe Find My iPhone, si dhe aktivizimin e iPhone me operatorin tuaj celular. Ju gjithashtu
mund të restauroni nga një rezervim iCloud ose iTunes gjatë konfigurimit.
Aktivizimi mund të kryhet përmes rrjetit Wi-Fi ose, me iPhone 4S, përmes rrjetit të operatorit
tuaj celular (nuk është i disponueshëm në të gjitha zonat). Nëse nuk është i disponueshëm asnjë
opsion, ju nevojitet që ta lidhni iPhone me kompjuterin tuaj për aktivizim.