Shënim: iCloud nuk është e disponueshme në të gjitha zonat, dhe veçoritë iCloud mund të
variojnë sipas zonës.
Hyrja ose krijimi i një llogarie iCloud: Te Settings, prekni iCloud.
17
Kapitulli 2
Fillimi
Aktivizimi ose çaktivizimi i
shërbimeve iCloud
Shkoni te Settings > iCloud.
Aktivizimi i rezervimit iCloud
Shkoni te Settings > iCloud > Storage & Backup.
Gjetja e telefonit tuaj iPhone
Vizitoni faqen www.icloud.com, regjistrohuni me ID-në tuaj Apple, më pas
zgjidhni Find My iPhone.
E rëndësishme:
Në mënyrë që iPhone të lokalizohet, Find My iPhone duhet
të jetë aktivizuar në telefonin tuaj iPhone te Settings > iCloud.
Blerja e hapësirës shtesë të ruajtjes
në iCloud
Shkoni te Settings > iCloud > Storage & Backup, më pas prekni Manage
Storage. Për informacion mbi blerjen e hapësirës së ruajtjes në iCloud,
shkoni te help.apple.com/icloud.
Shikimi dhe shkarkimi i blerjeve të
mëparshme nga iTunes Store
Shkoni te iTunes, më pas prekni Purchased.
Shikimi dhe shkarkimi i blerjeve të
mëparshme nga App Store
Shkoni te App Store, prekni Updates, më pas prekni Purchased.
Shikimi dhe shkarkimi i blerjeve të
mëparshme nga iBookstore
Shkoni te iBooks, prekni Store, më pas prekni Purchased.
Aktivizimi i shkarkimeve
automatike për muzikën,
aplikacionet ose librat
Shkoni te Settings > Store.
Për më shumë informacion rreth iCloud, shkoni në faqen e internetit www.apple.com/icloud. Për
informacion mbështetës, shkoni te www.apple.com/emea/support/icloud.