Mbi kujtuesit e vendndodhjes
Kujtuesit e vendndodhjes janë të disponueshëm vetëm në iPhone 4 and iPhone 4S, dhe mund
të mos jenë të disponueshëm në të gjitha zonat. Ju nuk mund të vendosni vendndodhje për
kujtuesit në llogaritë Microsoft Exchange dhe Outlook.
Ju mund të vendosni një kujtues vendndodhjeje që Reminders t'ju njoftojë kur i afroheni
vendndodhjes, dhe sërish nuk ndodheni më pranë zonës. Për rezultate më të mira, specifikoni një
vendndodhje që është e përkufizuar qartë—si p.sh. një adresë në vend të një qyteti—dhe kini
parasysh se saktësia mund të variojë. iPhone mund të kontrollojë vendndodhjen e tij më rrallë në
varësi të modelit iPhone dhe nëse është i bllokuar, prandaj mund të ketë një vonesë përpara se të
aktivizohet kujtuesi.
Kur krijoni një kujtues, ju mund të përdorni vendndodhjen tuaj aktuale ose vendndodhjen nga
listë juaj e kontakteve. Shtoni vendndodhjet që do të përdorni me Reminders, siç janë ato të
ushqimoreve apo shkollës, te kontaktet. Ju duhet të shtoni gjithashtu edhe të dhëna personale, siç
janë adresat tuaja të shtëpisë dhe punës, te karta juaj e kontaktit te Contacts. Reminders tregon
vendndodhjet nga karta juaj e kontakti. Për informacion mbi cilësimin e kartës suaj të kontaktit te
Contacts, shihni “Llogaritë Contacts dhe konfigurimet” në faqen 132.