Leximi dhe redaktimi i shënimeve
Shënimet renditen me ato më të fundit lart. Nëse përdorni më shumë se një pajisje iOS ose
kompjuter me llogarinë tuaj iCloud, renditen shënimet nga të gjitha pajisjet. Nëse ndani shënime
me një aplikacion në kompjuterin tuaj ose me llogari të tjera në internet, si p.sh. Yahoo ose Gmail,
ato shënime organizohen sipas llogarisë.
Lexoni një shënim: Prekni shënimin në listë. Për të parë shënimin pasardhës ose paraardhës,
prekni ose .
Ndryshimi i fontit
Shkoni te Settings > Notes.
Shikoni shënimet në një llogari
specifike
Prekni Accounts dhe zgjidhni llogarinë.
Shihni shënimet në të gjitha
llogaritë
Prekni Accounts dhe zgjidhni All Notes.
Redaktimi i një shënimi
Prekni kudo mbi shënim për të nxjerrë tastierën.
Heqja e një shënimi
Ndërsa shikoni listën e shënimeve, rrëshqitni majtas ose djathtas përgjatë
një shënimi. Ndërsa lexoni një shënim, prekni .