
Shkurtimi i videove
Mund të shkurtoni kuadrot nga fillimi dhe fundi i një videoje që sapo regjistruat, ose nga cilado
video tjetër në albumin tuaj Camera Roll. Mund të zëvendësoni videon origjinale, ose të ruani
versionin e shkurtuar të saj si videoklip të ri.
Shkurtimi i videos: Gjatë shikimit të videos, prekni ekranin për të shfaqur kontrollet. Zvarrisni
secilin skaj të shikuesit të kuadrove në krye të videos, pastaj prekni Trim.
98
Kapitulli 12
Camera

E rëndësishme:
Nëse zgjidhni Trim Original, kuadrot e shkurtuara do të hiqen përfundimisht nga
videoja origjinale. Nëse zgjidhni “Save as New Clip,” një videoklip i ri i shkurtuar do të ruhet në
albumin tuaj Camera Roll dhe origjinali i videos ruhet i paprekur.