iPhone - Bërja e fotove dhe e videove

background image

Bërja e fotove dhe e videove

Për të hapur me shpejtësi Camera kur iPhone është i bllokuar, shtypni butonin Home ose
butonin e ndezjes/fikjes, më pas zvarrisni lart .

Shkrepja e fotos: Sigurohuni që çelësi Camera/Video është vendosur në , më pas drejtojeni
iPhone dhe prekni

. Ju mund të bëni gjithashtu foto duke shtypur butonin e ngritjes së

volumit.
Regjistrimi i videos: Rrëshqitni çelësin Camera/Video në , më pas prekni

për të filluar ose

ndaluar regjistrimin, ose shtypni butonin e ngritjes së volumit.

Kur nxirrni foto ose kur nisni regjistrim video, iPhone lëshon një tingull shkrepjeje. Ju mund të
kontrolloni volumin me butonat e volumit ose me çelësin Zile/Heshtje.

Shënim: Në disa zona, tingulli i shkrepjes nuk heshtet me çelësin Zile/Heshtje.

Një drejtkëndësh shfaqet shkurtimisht aty ku është fokusuar kamera si dhe cilëson ekspozimin.
Kur fotografoni njerëz, iPhone 4S përdor dallimin e fytyrave për t'u fokusuar automatikisht dhe për
të balancuar ekspozimin për deri në 10 fytyra. Një drejtkëndësh shfaqet në çdo fytyrë të dalluar.

Zmadhimi ose zvogëlimi

Bashkoni gishtat në ekran (kamera e pasme, vetëm në modalitetin e
kamerës).

Aktivizimi i rrjetës

Prekni Options.

Vendosja e fokusit dhe ekspozimit

Prekni personin ose objektin në ekran. (Dallimi i fytyrave është çaktivizuar
përkohësisht.)

Bllokimi i fokusit dhe ekspozimit

Prekni ekranin dhe mbajeni prekur derisa të pulsojë drejtkëndëshi. Në ekran
shfaqet kyçi AE/AF, dhe fokusi dhe ekspozimi mbeten të kyçura deri kur ju
prekni sërish ekranin.

Shkrepja e pamjeve të ekranit

Shtypni dhe lëshoni butonin Ndezje/Fikje dhe butonin Home në të
njëjtën kohë. Pamja e ekranit i shtohet albumit tuaj Camera Roll.