Shikimi i fotove dhe i videove: Prekni një album, më pas prekni një foto në miniaturë për ta parë
foton ose videon në ekran të plotë.
Albumet që sinkronizoni me iPhoto 8.0 (iLife ’09) ose version më i ri, ose Aperture v3.0.2 ose
version i mëvonshëm, mund të shikohen sipas ngjarjeve ose fytyrave. Ju mund të shikoni foto
sipas vendndodhjes nëse ato janë bërë me një kamera që mbështet "geotagging".
Shfaqja ose fshehja e kontrolleve
Prekni foton ose videon në ekran të plotë.
Shikimi i fotos ose videos tjetër ose
të kaluar
Lëvizni majtas ose djathtas.
Zmadhimi ose zvogëlimi
Prekni dy herë ose mbyllni gishtat.
93
Panoramimi i një fotoje
Zvarritni foton.
Luajtja e një videoje
Prekni në qendër të ekranit.
Shikimi i një videoje në ekran të
plotë ose përshtatje me ekranin
Prekni videon dy herë.
Transmetimi i një videoje në një
HDTV
Shikoni “AirPlay” në faqen 34.
Redaktimi i fotove ose shkurtimi i
videove
Shihni “Redaktimi i fotove” ose “Shkurtimi i videove” në faqen 98.