Shtimi i ngjarjeve
Mund të krijoni dhe të përditësoni ngjarjet e kalendarit drejtpërsëdrejti në iPhone.
Shtimi i një ngjarjeje: Prekni dhe vendosni informacion mbi ngjarjen, më pas prekni Done.
Ju mund të prekni dhe të mbani prekur një vend bosh në kalendar për të krijuar një ngjarje të re.
Zvarrisni pikat e kapjes për të rregulluar kohëzgjatjen e ngjarjes.
Vendosja e një alarmi
Prekni Alert, më pas vendosni një alarm nga 5 minuta deri në dy ditë para
ngjarjes
Vendosni një alarm të parazgjedhur
për ngjarjet
Shkoni te Settings > Mail, Contacts, Calendars > Default Alert Times
Përditësimi i një ngjarjeje
Prekni Edit dhe ndryshoni informacionin për ngjarjen.
Për të rregulluar shpejt kohën apo kohëzgjatjen e një ngjarjeje, prekni dhe
mbani prekur ngjarjen për ta zgjedhur atë, më pas zvarriteni në një kohë të
re ose kapni pikat për të ndryshuar kohëzgjatjen.
Heqja e një ngjarjeje
Prekni ngjarjen, prekni Edit, më pas lëvizni poshtë dhe prekni Delete Event.
Ftesat për të tjerët në një ngjarje
Prekni Invitees për të zgjedhur njerëzit nga Contacts. Kjo kërkon një llogari
iCloud, Microsoft Exchange, ose CalDAV.