iPhone - Shikimi i kalendarëve tuaj

background image

Shikimi i kalendarëve tuaj

Ju mund t'i shihni kalendarët në mënyrë individuale ose si një kalendar të kombinuar. Kjo e bën
më të lehtë menaxhimin e kalendarëve të punës dhe familjes njëkohësisht.

Shtoni një ngjarje.

Ditët me pika kanë

ngjarje të planifikuara.

Shkoni te dita

e sotme.

Ndryshoni

pamjet.

Përgjigjuni ftesës

në kalendar.

Ngjarjet për ditën

e përzgjedhur

Ndryshimi i pamjeve: Prekni List, Day ose Month. Për të parë javën, rrotulloni iPhone anash.

Në pamjen Day, rrëshqitni majtas ose djathtas për të lëvizur nga njëra datë në tjetrën.

89

background image

Shikimi i kalendarit Birthday

Prekni Calendars, më pas prekni Birthdays për të përfshirë ditëlindjet nga
kontaktet tuaja së bashku me ngjarjet tuaja.

Shikimi i hollësive për një ngjarje

Prekni ngjarjen. Mund të prekni informacionin mbi ngjarjen për të marrë
më shumë detaje. Nëse specifikohet një adresë për vendndodhjen, për
shembull, prekeni për të hapur Maps.

Redaktimi ose fshirja e një
kalendari

Prekni Calendars, pastaj prekni Edit.

Përzgjedhja e kalendarëve për t'u
parë

Prekni Calendars, më pas prekni për të përzgjedhur kalendarët që dëshironi
të shikoni. Ngjarjet për të gjithë kalendarët e përzgjedhur shfaqen në një
kalendar të vetëm në iPhone.