Pajtimi te kalendarët
Mund të pajtoheni te kalendarët që përdorin formatin iCalendar (.ics). Shumë shërbime me bazë
kalendari mbështesin pajtimet në kalendar, përfshirë iCloud, Yahoo!, Google dhe aplikacionin iCal
në OS X.
Kalendarët e pajtuar janë vetëm për t'u lexuar. Mund të lexoni ngjarjet nga kalendarët e pajtuar
në iPhone, por nuk mund t'i redaktoni apo të krijoni ngjarje të reja.
Pajtimi në një kalendar: Shkoni te Settings > Mail, Contacts, Calendars, më pas zgjidhni Add
Account. Prekni Other, më pas prekni Add Subscribed Calendar.
Mund të pajtoheni në një kalendar iCal (ose në .ics tjetër) të botuar në internet duke prekur një
lidhje kalendari.