Llogaritë Calendar dhe konfigurimet
Te Settings > Mail, Contacts, Calendars ka një numër cilësimesh që ndikojnë te Calendar dhe
llogaritë tuaja të kalendarit.
Llogaritë e Calendar përdoren gjithashtu për të sinkronizuar artikujt e punëve të shënuara për
Reminders.
Shtimi i një llogarie CalDAV: Shkoni te Settings > Mail, Contacts, Calendars, prekni Add an
Account, më pas prekni Other. Te Calendars, prekni Add CalDAV Account.
Këto opsione aplikohen për të gjithë kalendarët tuaj:
Vendosja e tingujve të sinjalizimeve
për kalendarin
Shkoni te Settings > Sounds > Calendar Alerts.
Sinkronizimi i ngjarjeve të kaluara
Shkoni te Settings > Mail, Contacts, Calendars, më pas zgjidhni një periudhë
kohe. Ngjarjet e të ardhmes sinkronizohen gjithmonë.
Caktimi i njoftimeve me zë kur
merrni ftesë për takim
Shkoni te Settings > Mail, Contacts, Calendars dhe aktivizoni New Invitation
Alerts..
Aktivizimi i mbështetjes së brezave
orarë në Calendar
Shkoni te Settings > Mail, Contacts, Calendars > Time Zone Support.
91
Kapitulli 10
Calendar
Caktimi i kalendarit të
parazgjedhur
Shkoni te Settings > Mail, Contacts, Calendars > Default Calendar.
Përdorni iCloud për të mbajtur të
përditësuar Calendar në pajisjet
tuaja iOS dhe kompjuterët
Shkoni te Settings > iCloud, më pak aktivizoni Calendar. Shikoni “iCloud” në
faqen 17.
E rëndësishme:
Kur aktivizohet Time zone Support, programi Calendar shfaq datat e ngjarjeve dhe
oraret sipas brezit orar të qytetit që keni përzgjedhur. Kur Time Zone Support është e çaktivizuar,
kalendari shfaq ngjarjet sipas brezit orar të vendndodhjes tuaj aktuale, ashtu siç përcaktohet nga
ora e rrjetit. Disa kompani telefonike nuk e mbështesin kohën e rrjetit në të gjitha zonat. Nëse
udhëtoni, iPhone mund të mos shfaqë ngjarje apo njoftime zanore në orën e duhur lokale. Për të
vendosur manualisht orën e saktë, shikoni “Date & Time” në faqen 177.
92
Kapitulli 10
Calendar