Ikonat e gjendjes
Ikonat në shiritin e gjendjes në krye të ekranit japin informacion rreth iPhone:
Ikona e gjendjes
Çfarë do të thotë
Sinjal celulari*
Tregon nëse ndodheni në rrezen e një rrjeti celular dhe
nëse mund të kryeni e të merrni thirrje. Sa më shumë
vija, aq më i fortë është sinjali. Nëse nuk ka sinjal, vijat
zëvendësohen me shënimin “No service.”
Modalitet avioni
Tregon se është aktivizuar modaliteti i avionit; nuk mund
ta përdorni telefonin, të hapni internetin apo të përdorni
pajisje Bluetooth®. Disponohen veçoritë pa valë. Shikoni
“Modalitet avioni” në faqen 168.
UMTS
Tregon se disponohet rrjeti 4G UMTS (GSM) dhe iPhone
mund të lidhet me Internetin brenda atij rrjeti. (Vetëm
iPhone 4S. Nuk është i disponueshëm në të gjitha zonat.)
Shikoni “Network” në faqen 173.
UMTS/EV-DO
Tregon se disponohet rrjeti 3G UMTS (GSM) ose EV-DO
(CDMA) dhe iPhone mund të lidhet me Internetin brenda
atij rrjeti. Shikoni “Network” në faqen 173.
EDGE
Tregon se disponohet rrjeti EDGE (GSM) dhe iPhone
mund të lidhet me Internetin brenda atij rrjeti. Shikoni
“Network” në faqen 173.
GPRS/1xRTT
Tregon se disponohet rrjeti GPRS (GMS) ose 1xRTT (CDMA)
dhe iPhone mund të lidhet me Internetin brenda atij rrjeti.
Shikoni “Network” në faqen 173.
Wi-Fi*
Tregon se iPhone është lidhur me internetin nëpërmjet
një rrjeti Wi-Fi. Sa më shumë vija, aq më e fortë është
lidhja. Shikoni “Wi-Fi” në faqen 168.
Personal Hotspot
Tregon se iPhone është i lidhur me një tjetër iPhone
duke siguruar një Personal Hotspot. Shikoni “Personal
Hotspot” në faqen 171.
Syncing
Tregon se iPhone është sinkronizuar me iTunes.
Veprimtaria e rrjetit
Tregon aktivitetin e rrjetit. Disa aplikacione të palëve të
treta mund të përdorin gjithashtu ikonën për të treguar
procese aktive.
Call Forwarding
Tregon se Call Forwarding është konfiguruar në iPhone.
Shikoni “Përcjellja e telefonatave” në faqen 65.
VPN
Tregon se jeni lidhur me një rrjet përmes VPN. Shikoni
“Network” në faqen 173.
Bllokimi
Tregon se iPhone është bllokuar. Shikoni “Butoni Ndezur/
Fikur” në faqen 10.
TTY
Tregon se iPhone është konfiguruar të funksionojë me
aparaturë TTY. Shikoni “Mbështetja për TTY” në faqen 166.
12
Kapitulli 1
iPhone pamje e shpejtë
Ikona e gjendjes
Çfarë do të thotë
Luajtje
Tregon se po luan këngë, libër audio ose podcast. Shikoni
“Luajtja e këngëve dhe e audiove të tjera” në faqen 79.
Bllokim në orientim portreti
Tregon se ekrani i iPhone është bllokuar në orientimin
e portretit. Shikoni “Shikimi në orientim portreti ose
peizazhi” në faqen 22.
Alarmi
Tregon se është caktuar një alarm. Shikoni “Vendosja e
alarmeve” në faqen 113.
Location Services
Tregon se një artikull po përdor Location Services. Shikoni
“Location Services” në faqen 170.
Bluetooth*
Ikonë blu ose e bardhë: Bluetooth është aktivizuar dhe i
çiftuar me një pajisje.
Ikonë gri: Bluetooth është aktivizuar dhe i çiftuar me një
pajisje, por pajisja është larg zonës së mbulimit ose e
çaktivizuar.
Pa ikonë: Bluetooth është çaktivizuar ose nuk është çiftuar
me një pajisje.
Shikoni “Pajisjet Bluetooth” në faqen 35.
Bateria e Bluetooth
Tregon nivelin e baterisë së një pajisje Bluetooth të çiftuar
të mbështetur.
Bateria
Tregon nivelin e baterisë ose gjendjen e ngarkimit. Shikoni
“Bateria” në faqen 36.
* Përdorimi i aksesorëve të caktuar me iPhone mund të ndikojë në funksionimin e transmetimit
me valë.
13
Kapitulli 1
iPhone pamje e shpejtë